09:41 / E Premte, 12 Maj 2023 / S Z

Kurti thotë se ka ardhur koha që BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Kurti në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, shtoi se sa i përket dialogut Kosova është konstruktive në këtë proces.

Kurse sa i përket të drejtave të minoriteteve, Kurti shtoi se është Kushtetuta e Kosovës e cila i garanton të drejtat për pakicat.

“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.