Kurti thotë se kërkoi më shumë investime amerikane në Kosovë

Ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin e Shetetit Antony Blinken në Uashington. Pas takimit, Kurti ka deklaruar se nga Blinken kanë kërkuar më shumë investime në Kosovë dhe rritje të shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Kërkuam nga Sekretari Blinken investime amerikane në Kosovë dhe ta rrisim shkëmbimin tregtar mes dy vendeve tona”, tha Kurti për transmetuesin publik nga Uashingtoni.
Sipas Kurtit, takimi me Blinken ishte i përzemërt.
“Takimi që patëm me sekretarin Blinken bashkë me zonjën Presidente, ishte takim shumë i përzemërt dhe dëshmon raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe SHBA-së”, tha tutje kryeministri.