Kurti thotë se mori mbështetje për planet nga ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka biseduar dje në telefon me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, shkruan IndeksOnline.
Kurti tha se nga Borwni mori mbështetje për planet e VV-së në ekonomi zhvillim, rritjen e vendeve të punës.
“Sot fola me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, i cili na uroi për fitoren tonë dhe ofroi mbështetje për planet tona në ekonomi zhvillim, rritje të vendeve të punës, mjedisit & anti-Covidin. Ne shpresojmë të mbajmë kontakt me z. Brown, ndërsa Qeveria jonë përballet me sfidat kryesore të Kosovës”, shkruan ai në Twitter./IndeksOnline/