Kurti thotë se mund të ketë një takim me Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është diskutuar që në javën e dytë të dhjetorit, në Bruksel të zhvillohet një takim mes tij dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se nuk e ka asnjë informacion, nëse Serbia po kushtëzon për t’u kthyer në tavolinën e bisedimeve.
Megjithatë ka thënë se është në dorë të ndërmjetësve të dialogut nëse ky takim do të mbahet.
“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë, nuk kam kurrfarë informacion se ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo, i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit siç e quajnë ata vetën, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo”, ka thënë Kurti.