Kurti thotë se nuk ishte në odën e grabitësit, faktet flasin ndryshe!
Vrasja e policit Izet Demaj, ka tronditur gjithë opinionin.
Plagët e rënda që Demaj mori gjatë konfrontimit me armë zjarri me personin që tentoi të grabiste një bankë në Istog, ishin të papërballueshme për të.
I vdekur mbeti edhe grabitësi Kamer Metaj.
Metaj, kohën e fundit ishte tejet aktiv në aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje, madje muajin shator ai kishte pritur në konakun e tij edhe liderin e kësaj partie Albin Kurti.
Por, Kurti mohon një gjë të tillë.

Në një emision televiziv, Kurti ka thënë se Metaj mund të jetë aktivistë i Lëvizjes së tij, porse ai asnjëherë nuk ka qenë në odën e tij.
Megjithatë, faktet flasin ndryshe.

Indeksonline ka siguruar njoftimin që u është bërë strukturave të kësaj parti për këtë tubim në shtëpinë e Metajt, i cili për vepra kriminale ishte i dënuar edhe në Gjermani.
Madje, fotografitë e siguruara nga Indeksonline e dëshmojnë se Metaj ishte aktivistë i kahershëm në LVV.
Kohë më parë ai kishte marrë pjesë edhe në një tubim ku i pranishëm ishte edhe Visar Ymeri, kryetar i dikurshëm i LVV-se.


Për rastin në fjalë, LVV ka kërkuar nga autoritetet që familja e policit të vrarë të ndihmohet nga shteti në vazhdim.
“Ftoheni që të merrni pjesë në tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!- Istog
Data: 15 shtator 2018,
e shtunë Ora 20:00
Vendi: Oda e Kamber Metaj- Shushicë e Ulët
Pjesëmarrës: Albin Kurti- kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!
Agron Avdijaj- Kryetar i Lëvizja Vetëvendosje- Qendra Istog.
/Indeksonline/
