23:51 / E Diele, 27 Gusht 2023 / AR

Kurti thotë se parakushte për anëtarësim në BE janë respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Bledit, bashkë me liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian.

Përmes një reagimi në Twitter, Kurti ka thënë se Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

”Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti, të dielën.

Kreu i ekzekutivit është takuar atje edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, takimi i parë prejse ishte anuluar takimi i përbashkët në mes dy qeverive për shkak të zhvillimeve në Veriun e Kosovës.

E në Samitin e Bledit tema kryesore do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, proces i nisur vite më parë.