75 Mall Live Search
15:44 / E Premte, 30 Shtator 2022 / LB

Kurti thotë se po i përkrahin, Balje ankohet se s’po merren parasysh kërkesat e tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, kanë marr pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti me këtë rast tha se Qeveria ka dëshmuar përkushtim e respekt për komunitetin boshnjak.

Ai më tej shtoi se do të sigurojnë për të gjithë përkthimin në gjuhën amtare të komuniteteve duke pohuar se dëshirojnë ta promovojnë qasjen shumë gjuheshe në Kosovë.

“Kemi dëshmuar se si Qeveri jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjithë. Kjo tregohet tekstet mësimore. Do të sigurohet përkthim adekuat. Dëshirojmë të promovojmë këtë qasje shumë gjuheshe në Kosovë. Respekti për komunitetin reflektohet nga takimet që kam zhvilluar. Nga 100 të rijnë për punë praktike 32 kanë qenë të komunitetit boshnjak. Do të mbahet edhe konference nga Zyra e Kryeministrit për këta zyrtar. Janë ndarë grante për rini”.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave, Emilia Rexhepi u zotua se do t’i marrin parasysh të gjitha kërkesat e komuniteteve.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me komunitetet. Dua t’iu dëgjoj të gjithë juve, por do të dëgjoj dhe si Qeveri do të marrim qëndrim”.

Deputetja e Komunitetit Boshnjak, Duda Balje, e vlerësoi takimin dhe shtoi se problemet nëse flitet edhe nuk dihen, raporton EO.

Por ajo u ankua se kërkesat e tyre nuk po realizohen, madje tha që disa herë është drejtuar edhe me e-mail e nuk ka marrë përgjigje.

“Të gjitha opsionet politike keni munguar si kryeministër për ditën e boshnjakëve sepse është dashur me ditë për prioritetet. Dëshiroj të kuptoni sa është me rëndësi kjo për ne si komunitet. Kemi përmendur tekste shkollore sepse arsimi është shumë i rëndësishëm. Kemi kërkesa sepse kjo zyrë ka funksionuar edhe para juve dhe 14 vjet kemi komunikuar. 50% të kërkesave kemi mundur t’i realizojmë, por shumë pak janë realizuar”.

“Asnjë kërkesë nuk është realizuar. Unë dua të bashkëpunojë, por nuk po di si sepse nuk po dimë si të funksionojmë sepse disa herë ju kemi dërguar e-mail. Kryeministër ne jemi të gatshëm të komunikojmë edhe me shkrim”.