75 Mall Live Search
14:14 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti thotë se sot do të takohet me Mustafën

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, por që nuk ka dhënë detaje rreth vendit dhe orës.

Ai duke folur për mundësinë e koalicionit, ka thënë se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja, aq më mirë do të jetë për vendin.

“Me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën sot do të takohem. Ende nuk e dimë orën dhe vendin e saktë se ku do të ndodhë ky takim”.

Kurti, ka konfirmuar gjithashtu se të premten ka pasur takimin e fundit me Mustafën, me të cilën kanë biseduar për mundësinë e bashkëqeverisjes.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, për media ka thënë se partia, pjesë e së cilës është ai nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, derisa ka shtuar se sot duhet të ndodhë takimi mes Kurtit e Mustafës, në të kundërtën duhet t’i jepet fund kësaj çështjeje./Indeksonline