12:58 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti thumbon Haradinajn: Ju e merrni bajrakun, por e lëshoni për karrige

Kryeministri Albin Kurti, ku është përgjigjur akuzave të deputetit Daut Haradinaj, i cili i tha se në formën e gabuar ka provuar ta heq taksën.  Kurti i tha se partia e Haradinajn, ka në zakon të marrë bajrakun, por se atë e lëshojnë për karrige, duke iu përmendur këtu edhe demarkacionin me Malin e Zi, transmeton IndeksOnline.

“Nuk po hiqet tarifa, po kryeministri. Unë kam thënë prej 1 prillit që zëvendësohet, unë e kam heq për lëndë e parë, e që iu duhet edhe prodhuesve tanë. Ju e merrni bajrakun por e lëshoni për karrige”, tha Kurti.