Kurti: Tradhtia e dyfishtë e Veliut nuk mund të tolerohej

Kryeministri Albin Kurti tha se mbrëmë pati një të Këshillit të Sigurisë dhe se në raportet e marra këto ditë ka një gjë të përbashkët, tek konkulzua mbi gjendjen e sigurisë është ngjyra e verdhë, dhe nuk është e gjelbër sikurse para një muaji por nuk është as edhe ngjyra e zezë as e kuqe, por e verdhë.
Ai tha se situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.
“Për bindjen time kjo është e paarsyeshme, e panevojshme dhe e padobishme andaj në konsultën me presidentin pardje edhe në mbledhjen e mbrëmshme e përsërita qëndrimin tim si kryeministër se kemi marrur të gjitha masat e nevojshme dhe nuk jemi në shfrytëzimin e të gjithave që kemi në dispozicion. E thirra për orën në të cilën ajo ishte kërkuar, ndonëse nuk ekzistonte urgjenca për një gjë të tillë.Tash e dimë se jemi në pritje të përgjigjes së…Jemi në pritje për dekretin e tij për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, edhe sot jam i bindur se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.Është e mundur që të shfaqet në javën në vijim,por unë punoj e uroj e lutem që kjo të mos ndodhë, por mbrëmë as sot nuk kemi arsye për një gjë të tillë.U shpreha edhe në mënyrë kolegiale se brenda orëve mund të mblidhemi nëse shfaqet nevoja për ta shfaqur gjendjen e jashtëzakonshme.As policia as fsk as ministritë tjera nuk i kanë shterur mundësitë e kapacitetet e tyre e aq më pak kanë dështuar në përdorimin e mundësive, që të themi tash se na u dashka të marrim këtë masë ekstreme në skaj të së cilës nuk mund të shkosh më”, tha Kurti, raporton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se ishte e palogjikshme, e paarsyeshme, e pa përgjegjshme dhe e padobishme një kërkesë e tillë.
“Natyrisht se vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimit me gjithë krerët e institucioneve sepse një gjë e tillë është obligim i imi si kryeministër, dhe interes i vendit tonë si Republikë Demokratike.
Këtu theksoi se pas mbledhjes së mbrëmshme nuk kam ndjekur menjëherë deklarimet, pro ato i kam parë në mëngjes sot.Veliu, i cili në mesnatë në një televizion të Kosovës ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuarve po rritet nga ora në orë. Natyrisht se këta 19 të infektuar nuk ishin për 19 orë, për më pak se një ditë, mbase ishin për 90 ditë, por jo për 19 orë.Të thash pa kurrfarë evidece, apo bazë shkencore, apo raporti zyrtar e institucional se numri i te infektuarve nga ora në orë është e papërgjegjshme, në mënyrë ekzekutive është e dënueshme, së dyti përveç që u gënjyem drejtpërsëdrejti në drejtim të frikësimit dhe shtimit të panikut aty ku ai mund të ketë ekzistuar apo krijimit ku s’ka ekzistuar në pyetjen shumë të qartë “A jeni për shpallje të gjendje së jashtëzakonshme”, ish-ministri tha sigurisht se është për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, kjo është e palejueshme dhe s’kisha zgjidhje tjetër, përveç se ta liroj nga detyra ish-ministrin Veliu.Më shumë se gjysmë ore paraprakisht e kam njoftuar kryetarin e LDK-së dhe kam kërkuar një emër tjetër për ministër, pra nuk kam zëvendësuar ministrin me një që unë mund të preferoj, por kam kërkuar një emër tjetër prej atij që shprehu një tradhti të dyfishtë.Tradhti ndaj qeverisë ku bën pjesë dhe ndaj qeverisë së Kosovës, sepse të jesh ministër i Brendshëm dhe të kërkosh kokë në vete shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë ta përçmosh policinë tënde e cila ka kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrat e dhëna.Në polici vazhdon orari 8 orësh, nuk kemi kaluar as në orarin 12 orësh, policia së pari nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, pse u dashka të shpallet gjendja?. Kapacitetet e mundësitë e PK-së janë më të mëdha se sa i përdorim ne edhe sonte, pse pa u shfrytëzuar policia maksimalisht duhet shpallur gjendjen. Është tradhti ndaj Policisë së Kosovës që ka respektuar e zbatuar detyruat e urdhrat e dhëna.
Sa ishte ai ministër, vetëm një mbledhje e kam mbajtur lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Tradhtia e tij e dyfishtë ndaj qeverisë dhe policisë, nuk mund të tolerohej”, tha Kurti../Indeksonline/