13:57 / E Martë, 18 Prill 2023 / A. M.

Kurti tregohet modest për heqjen e vizave: Meritë e të gjithëve, FALEMINDERIT Evropë!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e madh për Kosovën, heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian.

“Liberalizimi i vizave ndodhi sot.

Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen.

Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë.

Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/