75 Mall Live Search
22:04 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kurti tregon kushtin për të diskutuar rreth mini Shengenit

Ditën e sotme në ‘Top Channel’ është i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Një temë mjaft e nxehtë kohët e fundit ka qenë mini Shengeni ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.

Arsyeja kryesore ka qenë mos njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

Kurti tregoi kushtin për ta diskutuar mini Shengenin.

Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë“, u shprehë ai.