75 Mall Live Search
20:27 / E Martë, 22 Mars 2022 / OSH

Kurti tregon propozimin e vendeve të Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë duhet të ketë një marrëveshje paraprake, shkruan IndeksOnline.

Ai, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, tregoi propozimin e shteteve të Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve  presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në Kosovë.

“Propozimi i Quint-it ishte si një letër që na e dërgon Serbia neve mirëpo jo Qeveria-Qeverisë mirëpo zyrtari ndërlidhës-zyrtarit ndërlidhës në të cilët thuhet se Serbia kërkon nga Kosova, mirëpo thelbi është ky që Serbia kërkon nga Kosova vetëm nëse Kosova thotë “Po” ajo letër nuk bëhet valide pa thënë Kosova “Po”. Mirëpo unë ua kam shpejguar vendeve anëtarë të Quint-it, ua kam shpjeguar edhe ambasadorit të BE se Serbia po tregohet destruktuve në shumë dimensione”, tha ai.

Kurti shtoi se “Unë e di që edhe vendet e Quin-it edhe Bashkimi Evropian më kanë kritikuar”.

“Kosova ka kushtetutën dhe ligjet e saj, Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën, për të gjitha kërkesat e Republikës edhe kur ata janë serbë mirëpo nëse synojnë të mbajnë zgjedhje në Kosovë pa marrëveshje është cënim i Kushtetuës sonë, ne duhet të jemi në mbrojtje të saj. Ne nuk mund të dalim jasht ligjit dhe të shndërrohemi në spektator teksa dikush na e cënon integritetin territorial”, tha ai.IndeksOnline/