20:42 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti tregon sa vota mori në Qeveri heqja e pjesshme e taksës, nuk flet për ministrat e LDK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka hequr në Qeverinë që drejton taksën 100 për qind për lëndën e para nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, ka  treguar se ky vendim u mbështet në 10 voto për, dhe në 2 abstenime.

Ai tutje ka njoftuar se sot nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë.

Kurse ka paralajmëruar ashtu si në vendimin e sotëm se deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.