Kurti: Tribunali Ndërkombëtar vonon shumë, ta ndryshojmë kodin penal që kriminelët serb të dënohen në mungesë
Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku si pikë e rendit të ditës votimi i Komisionit për Tribunalin për gjenocid të Serbisë në Kosovë.
Me të marrë fjalën, i pari i Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Tribunali Ndërkombëtare është vetëm vonesë, pasi më e mira të mirës do të ishte që të ndryshojë Kodi Penal dhe që t’u lejohet prokurorëve kosovarë t’i dënojnë në mungesë kriminelët serb për krimet e bëra në Kosovë.
“Si pasojë e idesë së kryetarit të Kuvendit për një Tribunal Ndërkombëtarë për gjenocidin e Serbisë kemi vetëm vonesë. Pra është konteksti por nuk e di saktë se si. Edhe nëse do të ishte e mundur që të realizohet një tribunal i tillë kush e di dhe sa vjet i merr themelimi dhe funksionim i tij. Gjykata Speciale me tre gusht i bën katër vjet prej se është mundësuar me amendamentin e 24 të Kushtetutës, gati katër vjet nuk ka as aktakuza se lëre më gjykime e dënime.Pra kur thuhet se Tribunali Ndërkombëtarë merr shumë kohë, shumë energji dhe të flasësh për të nuk do të thotë të ngutesh, por përkundrazi të mos ngutesh. Ideja për tribunal i jep kohë Serbisë, kundërshtarit tonë, në kundërshtim me atë që proklamohet nga kreu i PAN-it dhe i jep shumë më shumë kohë Serbisë, e do të kalojë shumë kohë derisa të themelohet e të fillojë ajo. Me këtë ide Serbia sigurohet se edhe për një dekadë nuk do ta gjejë gjë. Prej kur lind ideja e deri te themelimi shumë vjet shkojnë dhe mos harroni se Gjykata Speciale e ka Holandën si vend në të cilin ka raport dhe quhet Tribunal Ndërkombëtar, pra është vendore, por ka karakter ndërkombëtarë. Cili është vendi ndërkombëtarë tjetër i Kosovës siç e ka Specialja Holandën? SI mund ta quajmë Tribunal Ndërkombëtarë kur nuk kemi asnjë vend tjetër veç Kosovës. Shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur për vete e as për t’i dhënë kohë Serbisë”, tha Kurti, shkruan Indeksonline.
Ai shtoi se kriminelët janë të lirë e ideja që u propozua është të ecim ngadalë, e jo shpejtë.
“Nëse duam të ecim më shpejtë nuk ec me Tribunal Ndërkombëtare sepse merr vjet. Edhe po vdesin dëshmitarët, ne po dobësohemi në ndjekjen e krimit serb. Dihet se Serbia e Kroacia kanë të drejtë të gjykojnë në mungesë, kurse ne e Bosnja jo. Edhe vetë Kryetari i Kuvendit e ka vonuar këtë gjë. Propozimi është ky, le ta mundësojnë gjykimin në mungesë dhe le të punojnë prokurorët, për gjykim në mungesë. Nëse duam të ngutemi kjo është rruga nëse duam të vonohemi ideja është Tribunali Ndërkombëtarë. Kjo i bie sikur hajde të ngutemi për të ndërtuar metro. Pra kjo është përgatitje për dështim se në Tribunalet Ndërkombëtarë nuk ngutesh, por vonohesh sepse me atë bëhemi tepër vonë. Po duam të shpikim forma të reja që qytetarët të ndalen e të shpresojmë për një formë të re, përderisa mund të kemi menjëherë funksionin e formës ekzistues. I kemi prokurorët tanë 192 prokurorë që paguhen me taksa tona, pra le të gjykohen në mungesë. Tribunali na merr kohë sepse të shkretit familjar të viktimave do të presin e pastaj shkojnë vjet. Ejani me ngutim në lexim të dytë dhe menjëherë ta bëjmë plotësim-ndryshimin e procedurës penale. Tre prokurorë i ndjekin krimet e luftës, por le t’i bëjmë 30 e le t’i hetojnë e dënojnë në mungesë kriminelët e luftës. Për bindjen time të fuqishme dëshirat fëmijërore janë më pak naive e më shumë serioze se sa kjo ideja për Tribunal. Nëse jeni të sinqertë le të përgatitemi për ta paditur Serbinë për gjenocid në GJND dhe sot këtu menjëherë në votim në lexim të dytë plotësim-ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale i cili i jep mundësi prokurorëve për gjykim kriminelëve të luftës”, përfundoi Kurti./Indeksonline/