Kurti: Trupat e Kosovës po tregojnë profesionalizëm në stërvitjen e Defender 21

Në kuadër të stërvitjes “DEFENDER-Europe 21”, Kosova dhe forcat e saj po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese.
Lidhur me këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm, shkruan Indeksonline.
“Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Trupat tona janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e ushtrimit “Defender 21” në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri“, shkroi Kurti në Twitter.
For the first time ever, Kosova is hosting a US Army led exercise in its territory. Our troops are showing dedication and professionalism in various exercises as part of Defender 21 in Kosova, Croatia and Albania. pic.twitter.com/NC7PimHVza
— Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2021