Kurti u bën thirrje qytetarëve serbë të mos largohen nga institucionet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve serbë që të mos i bojkotojnë dhe të mos largohen nga institucionet.
Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit për targat e makinave.
Kurti tha se është Beogradi, ai që ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që t’i braktisin institucionet e Kosovës.
“Asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit tonë të shkallëzuar për targat e makinave. Përkundër kësaj, Beogradi i ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që të braktisin institucionet tona. Bashkëqytetarë të mi, ju bëj thirrje që të mos bojkotoni dhe të mos largoheni nga institucionet tuaja” shkroi Kurti.