75 Mall Live Search
15:11 / E Martë, 03 Qershor 2025 / S Z

Kurti u bën thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcës që i shërben Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për aplikim në studimet e akademisë ushtarake në Kosovës.

Gjithashtu, në akademitë e shteteve partnere si në Turqi, Kroaci, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

“Bëhuni pjesë e forcës që mbron dhe i shërben Kosovës sonë të dashur!  Thirrja është e hapur deri më 16 qershor. Ju ftoj të plotësoni formularin e aplikimit këtu: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply”, ka shkruar Kurti në Facebook.