75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti: U bëra kryeministër pa premtuar vizat, s’premtoj as tani!

Albin Kurti ka thënë se është politikani i parë që u bë kryeministër, pa premtuar liberalizimin e vizave.

Kurti ka thënë se nuk do të premtojë as tani liberalizimin, por se shpreson që kjo gjë të ndodhë në muajin maj, kur do të mbahet Samiti i Zagrebit.

Sa i përket takimit me emisarët e kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne, Kurti deklaroi se ky ka qenë takim i frytshëm.

“Jam politikani i parë që bëhem kryeministër pa premtuar liberalizimin. Nuk do ta pramtoj as tani, ngase nuk është në dorën tonë. Ne do ta luftojmë korrupsionin, sepse nuk e kemi imazhin e mirë”, ka thënë Kurti./Indeksonline/