75 Mall Live Search
19:44 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Kurti u bëri lutje shqiptarëve në SHBA ta votojnë Biden, ky është urimi i tij pas fitores

 Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka uruar Joe Biden për zgjedhjet e fituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren historike Joe Biden, një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij.

Vlen të përmendim faktin se Kurti u pati bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë që ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale./IndeksOnline/