Kurti, u kërkon ministrave skanimin e gjendjeve nëpër ministri

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë u ka kërkuar të përcjellin në ditët në vazhdim ministrave skanimin e gjendjeve nëpër ministri.
Kurti ka thënë se do të mbajnë një mbledhje më të gjatë ditore për të avancuar programin me programin e Qeverisë së re.
“Së shpejti do t’jua dërgoj një shkresë të gjithë ministrave që ta bëjnë një evidentim të gjendjes nëpër ministri sa u përket proceseve projekteve dhe sfidave do të bëhet një skanim i gjendjeve.
Së shpejti do t’ju njoftojmë lidhur me një mbledhje më të gjatë një ditore për ta thelluar dhe avancuar programin me një program të Qeverisë së re me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të këtij kabineti pra ekipi jonë prej 18 veta”, tha Kurti./IndeksOnline/