Kurti u shpreh lavdi dëshmorëve

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i tij. Kurti u shprehu lavdi dëshmorëve.
“Erdhëm sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të Bahri Fazliut, për të bërë homazhe së bashku, sepse Bahri Fazliu është shembull i luftëtarit çlirimtar, edhe para luftës çlirimtare. Kemi pasur shumë veprimtarë, të cilët e kanë përgatitur luftën dhe në mesin e tyre, ndër më të shquarit, është Bahri Fazliu, i cili mbante pseudonimin ‘Gëzimi’. Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, dashuria e tij e pafund për atdheun, si edhe aksionet dhe betejat në të cilat mori pjesë, pa dyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë, jo vetëm për brezin tonë, por edhe për ata që do të vijnë”.