75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / A. M.

Kurti u takua me ‘krahun e djathtë’ të sekretarit amerikan: ShBA e përkushtuar për sovranitet të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Këshilltari Derek Chollet, njerun më të afërt të sekretarit amerikan, Antony Blinken.

Ata diskutuan prioritetet e përbashkëta dhe dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin Chollet tha se është çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Më vjen mirë që takova kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Tëitter, duke bashkangjitur një fotografi nga takimi.

No description available.
Lithuanian Foreign Minister Gabrielius Landsbergis, U.S. Secretary of State  Antony Blinken, and Counselor of the U.S. Department of State Derek Chollet  attend a NATO foreign ministers meeting, amid Russia's invasion of Ukraine,

Për këtë takim shkroi edhe Kurti, duke thënë se presin vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me ShBA-të.

“I nderuar nga ftesa e Chollet në Departamentin Amerikan të Shtetit për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me ShBA-të për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, u shpreh Kurti.