75 Mall Live Search
16:52 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Kurti udhëton për në Malaga të Spanjës, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Përmes një komunikate për media nga zyra për komunikim publik është bërë e ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës,  Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.