Kurti udhëton për në Poloni, do të marrë pjesë në konferencën IMPACT

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Poznanit të Polonisë.
Me të përfunduar angazhimet për ditën e sotme, përfshirë dhe pjesëmarrjen në seancën e 15-të konstituive të Kuvendit, që dështoi si 14 herat e kaluara, Kurti mori rrugën për në shtetin polak për të marrë pjesë në konferencën IMPACT, shkruan IndeksOnline.
“Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.