75 Mall Live Search
16:09 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / Z S

Kurti udhëton për në Zagreb të Kroacisë, zhvillon vizitë zyrtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Sipas një komunikate për media, do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, shefi i Qeverisë udhëton për në Slloveni./Indeksonline/