75 Mall Live Search
13:13 / E Diele, 03 Maj 2026 / b l

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni.

Në Yerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse.

Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue.