21:52 / E Martë, 22 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti: Uniteti e vetmja për të ecur përpara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në dy ditët e fundit ka qenë për vizitë zyrtare në Greqi, ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Twitter’ nga Athina.

“Duke qëndruar këtu 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet udhëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqen dhe demokracinë. Në Evropën që po përjeton përsëri luftën, më kujtohet gjithashtu se uniteti dhe përfshirja janë e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar kryeministri Kurti.