75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 29 Prill 2022 / OSH

Kurti uron bashkëvendësin e tij Abazoviq: Mezi pres të punojmë së bashku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij, si i pari i Malit të Zi.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret të punon me të, për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni.

“E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviqin, kryeministrin e Malit të Zi, nga komuniteti shqiptar. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Kurti është me prejardhje nga Mali i Zi.