19:33 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / Gj. Sh

Kurti uron Ditën e Fëmijëve: Janë shtysa e motivimi i sotëm, udhëheqësit e së nesërmes!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ai ka thënë se fëmijët janë shtysa, motivimi si dhe shpresa e udhëheqësit e së nesërmes.

Kurti në urimin e tij ka thënë se “Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes”Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen. Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë” , ka shkruar kryeministri Kurti në urimin e tij në Facebook. /IndeksOnline/