Kurti uron Krishtlindjen ortodokse

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen për qytetarët e besimit ortodoks.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkroi se Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë.
“Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot.
Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, u shpreh Kurti.
Të njëjtin urim, kryeministri e bëri është në gjuhën boshnjake.