75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / A

Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindjen.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.  Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, ka shkruar Kurti në urimin e tij.