75 Mall Live Search
13:02 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / AR

Kurti uron Pavarësinë: I ndërgjegjshëm për sfidat, do punojmë shumë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë.

“Krenarë për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13-vjetorin e pavarësisë sonë. Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë Gëzuar #Dita e Pavarësisë # Kosova13”, shkroi Kurti në Twitter.