11:59 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / LB

Kurti uron presidentin e ri të Kilit, Goran Boriç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar presidentin e ri të Kilit, Goran Boriç.

Kurti në Twitter, ka shkruar duke e uruar Boriçin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Kili.

“Urime Goran Boriç për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Kili dhe popullit kilian që zgjodhi përparimin transformues”, ka shkruar Kurti në Twitter.