Kurti, uron qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh fituesi i zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, të cilët sot festojnë Krishtlindjet.
Kurti tha se dëshiron që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim, transmeton Indeksonline.
I pari i VV-së uroi gjithashtu të hyhet në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa të mos jetë vetëm simbolik.
Postimi i plotë:
I uroj qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen. Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim. Mesazhet e mirësisë e bujarisë që simbolizon kjo festë le të na çojnë përpara, drejt një marrëdhënieje më të mirë me fqinjët tanë. Le të hyjmë së bashku në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa ta kemi jo vetëm simbolik