75 Mall Live Search
07:38 / E Premte, 21 Prill 2023 / L K

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Sjelltë paqe dhe gëzim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se pas një muaji përkushtimi e sakrifice, kjo festë sjelltë paqe dhe gëzim.

Postimi i plotë:

“Me fat Fitër Bajrami!

Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!

Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfrit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.

Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, shkruan Kurti.