75 Mall Live Search
23:38 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / B XH

Kurti uron Shqipërinë pas kalimit në play-off: Ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar kombëtaren e Shqipërisë pas sigurimit të play-offit në kualifikueset për kampionatin Botëror 2026.

Kurti i ka përgëzuar lojtarë dhe gjithë shqiptarët për këtë arritje historike, raporton IndeksOnline.  

“Shqipëria kalon, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon. Përgëzime lojtarëve dhe urime gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë që kuqezinjtë sonte shënuan fitore në udhëtim ndaj Andorras, me rezultat 0-1 duke u kualifikuar në play-off të Kampionatit Botoër që do të mbahet vitin e ardhshëm në Amerikë, Meksik dhe Kanada. /IndeksOnline/