Kurti: Vaksinën ‘AstraZeneca’ e mora i pari pasi që ka një reputacion të lënduar, pa kurrfarë synimi tjetër

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti ka thënë se vaksinën për Covid19 nuk e ka marrë i pari me ndonjë synim të veçantë.
Kurti ka përmendur faktin se vaksina “AztraZeneca” ka një reputacion të lënduar gjithandej, andaj edhe e ka konsideruar të udhës që të vaksinohet i pari.
“Po të ishte vaksina ‘Phizer’ apo ‘Moderna’ do të ishtë ndryshe por pasi që ka qenë ‘AstraZeneca’ dhe ka një reputacion të lënduar, jo vetëm në rajonin tonë por edhe në botë, unë kam konsideru që është e udhës ta marrë vaksinën i pari dhe pa kurrfarë synimi tjetër për të previligjuar vetën për të qenë i pari”, ka thënë Kurti, transmeton IndeksOnline.
Reagimi i Kurtit ka qenë pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu se pse Kurti u vaksinua i pari kundër Covid19. /IndeksOnline/