75 Mall Live Search
12:56 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Kurti vë gurëthemelin, VV: Shtëpi të reja për komunitetet jo-shumicë, gjithandej nëpër komunat e Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë vënë gur themelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian në Gjakovë, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike.

Bajramaj është nënë vetushqyese e cila ka gjashtë anëtarë të familjes dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara. Tash e tutje ajo do ta ketë një shtëpi të re për familjen e saj.