75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / LB

Kurti viziton edhe çerdhen e fëmijëve në Llap

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Podujevës, kanë vizituar çerdhen e fëmijëve në Podujevë “Armela”.

Paraprakisht, shefi i ekzekutivit ka ka vizituar shkollën “Enver Maloku”, në Podujevë, në rastin e ndarjes së teksteve shkollore të nxënëseve të kësaj shkolle.

“Shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mësojnë e jo të jenë dyert e mbullura e klasat e zbrazura”, ka thënë Kurti.

E Bulliqi ka deklaruar se “ka indikacione që mësimi do të fillojë”.

Të shtunën tri shkolla në Podujevë kanë njoftuar se do hapen shkollat.

Në anën tjetër, Sindikata e Arsimit vazhdon të insistojë në vazhdimin e grevës. /Indeksonline/