75 Mall Live Search
21:23 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Kurti viziton Muzeun e Shkollës së parë shqipe në Kosovë, ja çka la shënim

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ishte në fshatin Stubëll të Vitisë, tek kisha e Shën Zefit.

Kurti atje shkoj në rastin për Krishtëlindjet. Kryetari i LVV-së shfrytëzoj rastin që të vizitoj Muzeun e Shkollës së parë shqipe në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Gjatë vizitës së tij, Kurti la një shënim, duke shkruar se ky vend është më shumë se muze.

“Shkolla e parë shqipe, këtu në Stubëll të Vitisë është më shume se muze. Na e dëfton historinë tonë që është aq histori e gjuhës ame dhe e mësimit të saj e shkollimit përmes saj, por edhe na orienton për gjuhën si instikt dhe shkollën si interaksion drejt së ardhmes”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/

No photo description available.