75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / L K

Kurti viziton pavijonin e Kosovës në Bienale të Venedikut

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, dhe këshilltarja politike në MKRS, Rozafa Imami, sot eksploroi nga afër ekspozitën përfaqësuese të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik – të arkitektëve Poliksen Qorri Dragaj dhe Hamdi Qorri, e cila trajton një formë të veçantë të migrimit.

Së bashku diskutuan mbi konceptin e translokalitetit, një model jete i njerëzve që jetojnë në shumë vende në të njëjtën kohë, duke ruajtur lidhjet midis vendlindjes dhe vendit emigrues përmes komunikimit, transferimit të njohurive, informacionit, të mirave materiale dhe jomateriale.