75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 24 Shtator 2024 / L K

Kurti viziton sot familjen e Heroit Afrim Bunjaku

Nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sot organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku.

Kurti nga ora 09:00 sot pritet të vizitojë edhe familjen e Bunjakut, në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Homazhet dhe vendosja e kurorave me lule si edhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku pritet të bëhen nga ora 09:30.