Kurti viziton sot ShSKUK-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të shkojë sot për vizitë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Megjithatë, detaje të tjera mbi vizitën nuk janë dhënë, përveç se kjo e fundit do të fillojë në ora 07:00.
Kjo është hera e parë që Kurti viziton ShSKUK-në, që kur sektori i Shëndetësisë mbeti pa ministër, pas dorëheqjes së Rifat Latifit./Indeksonline/