Kurti: Votojeni Benin për transformim të Prishtinës (Video)

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta përkrahë fuqishëm kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë.
Ai ka përmendur një arsyeje pse duhet votuar Beni.
Postimi i Kurtit:
Unë i kam 144 arsye për të votuar për Benin, por sot do ta ndaj vetëm një me juve:
Beni do ta ketë mbështetjen time të plotë për planet e tij konkrete dhe të zbatueshme me të cilat do të zhvillohet Prishtina.
I ftoj edhe kolegët e mi – Glauk Konjufca, Hekuran Muratin, Artane Rizvanolli, Hajrulla Çekun, Rozeta Hajdarin, Donika Gërvallan e të tjerët t’i tregojnë me video arsyet dhe planet e tyre për ta mbështetë Benin në transformimin e Prishtinës.
Të dielën më 14 nëntor – mos harro. Dil e voto!