Kurti: Zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar për media pas konstituimit të Kuvendit të Kosovë.
Kurti u shpreh se me këtë hap është treguar qytetërimi duke mos bllokuar vendin.
“Sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë meqenëse u konstitua Kuvendi i ri, prandaj jam i bindur se me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi sepse për dallim nga legjislatura e kaluar, nuk e kemi bllokuar seancën dhe besoj që do t’i kalojmë të gjitha pengesat”, ka thënë lideri i VV-së.
Tutje ai deklaroj se janë në kontakt të rregullt me LDK-në dhe pret që të kenë bashkëpunim.
Poashtu Kurti tha se zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi.