75 Mall Live Search
14:47 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / LB

Kurti:Nuk kam thënë se do të ketë luftë, por mund të ketë luftë

Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së sotme, në të cilën po mbahet debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Por edhe pse tema ishte për grevë, Kurti foli edhe për disa deklarata që ai kishte dhënë në një intervistë rreth mundësisë për ndonjë lufte me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kurrë nuk ka qenë radikal, për nga karakteri, por për nga tema. “Arsyeja pse ka nuk nevojë të jem radikal, jo pse jam ba kryeministër, por sepse se nuk është më ‘Zajednica’ këtu për ta ratifikuar atë, këtu është dallimi, ajo që bosnjizon Kosovën, pra nuk ka ‘Zajednicë’ dhe nuk ka gazlotsjellës”, tha ai. Sipas tij ajo nuk është aktuale më sepse është qeveria që ai udhëheq.

Ai bëri me dije se kurrë nuk ka thënë se do të ketë luftë, por mund të ketë luftë. “Është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër, kur i ke  48 baza rreth Kosovës, 28 ushtarake, 20 të xhandarmërisë, me thanë se kurrë nuk do të ketë luftë”, theksoi ai.