23:10 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Kurtishaj bën thirrje: Këto zgjedhje janë reale që votën tuaj ta bëni realitet

Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj ka falënderuar të gjithë simpatizantët e PDK-së për mbështetjen që i kanë ofruar përgjatë këtyre ditëve për fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky është postimi i plotë i Kurtishajt:

Të dashur miq,

Jam i bindur se edhe Ju, sikur unë, jeni me zemër për RIMËKËMBJEN e Kosovës sonë të dashur.

Këto zgjedhje, janë mundësia reale, që me votën Tuaj këtë ta bëjmë realitet.

Ju siguroj se zëri Juaj do të fuqizohet shumëfish kur unë do të jem në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vetëm atëherë do ta shihni se çfarë peshe i keni dhënë votës Suaj.

Andaj, me bindje, Ju ftoj të votoni #PDK134 dhe #RuzhdiKurtishaj91.

Me respekt të thellë nga miku Juaj.