Kurtishaj inspekton Golemin: Një çadër me dy shtretër dhe dy kafe kushtuan vetëm 7 euro!

Kreu i shoqatës së turizmit të Kosovës, Ruzhi Kurtishaj, ka vizituar sot Golemin dhe ku ka inspektuar çmimet për të cilat po raportohet të jenë ngritur.
Sipas Kurtishajt, në një plazh, një çadër me dy shtretër dhe dy kafe ka kushtuar vetëm 700 lekë apo 7 euro.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Golemi ishte i mbushur më pushues të shumtë e sidomos nga Kosova, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Sot me Blineren gjatë monitorimit të gjendjes së turizmit në brigjet e Durrësit, shikuam nga afër numrin e madh të pushuesve sidomos nga Kosova. Gjithashtu vërtetuam që në plazhin e Golemit një çader me dy shtretër bashkë me dy kafe kushton 700 lekë apo rreth 7 euro.
Akuzat dhe shpifjet për demtim të turizmit 🇦🇱, nuk kanë vend më!
Shumë oferta ekonomike me All inclusive në Sharr Travel nga 69 euro, 79 euro, 80 euro, 90 euro e deri ne 99 euro i gjeni të Lideri i turizmit Shqiptar Sharr Travel!
Andaj lene Greqine, Bullgarinë e Turqinë, po shkoni aty ku jemi mësuar të hajmë shqip, të flasim shqip, të ndëgjojme muzik shqip, e të kenaqemi në bregdetin Shqiptarë!