11:35 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Kurtishaj: Jemi mashtruar nga Qeveria – nga e mërkura protestë

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve po mban mbledhjen e saj për të diskutuar për moszbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës…

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj fillimisht tha se Qeveria në detyrë ka anashkaluar shoqatën për mospërkrahje në kohë pandemie.

“Jemi sektori më i dëmtuar, por për fat të keq ky dialog me Qeverinë po mbetet vetëm në hije. Sektori ynë mbetet një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Ndonëse u mashtruam nga Qeveria në detyrë, që kemi hasur në kundërshtim të mbajtjes së premtimit të dhënë, më 24 janar për ndarjen e fondeve të këtij sektori në formë subvencionimi”, tha Kurtishaj.

Me kërkesë të kryetarit të kësaj shoqate takimi vazhdon të mbahet pa praninë e mediave.

Kurtishaj tha se pas mbledhjes do të ketë një konferencë shtypi dhe siç tha ai do të bëhen publike vendimet nëse do të mbahet protesta ose greva.

“Me keqardhje dua t’ju njoftoj se nga 17 marsi e mërkurë, kemi marrë vendimin për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet Shoqatës… dhe Qeverisë. Jemi një sektor që kemi humbur mjaft në pandemi për shkak të gabimeve të menaxhimit të Qeverisë me COVIDIN-19. Jem atakuar në vendime të Qeverisë”, tha ai.